Aksident në aksin Lezhë – Shkodër, një person humb jetën

Aksident në aksin Lezhë – Shkodër, një person humb jetën

16:26, 05/05/2019
A+ Aa A-

Një aksident rrugor është regjistruar në orët e pasdites në superstradën Lezhë-Shkodër. Ngjarja ka ndodhur në kryqëzimin e Gjadrit ku një automjet ka përplasur një motoçikletë.

Ngjarja ka ndodhur në kryqëzimin e Gjadrit ku një automjet ka përplasur një motoçikletë.

Mjeti me drejtues shtetasin A.H., 36 vjeç, banues në Shkodër është përplasur me një motoçikletë me drejtues shtetasin N.Gj., 76 vjeç, banues në Lezhë dhe pasagjere shtetasja N.Gj.,75 vjeçe, banuese në Lezhë.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i motoçikletës shtetasi N.Gj, dhe ka mbetur e dëmtuar pasagjerja, e cila është transportuar në spitalin Rajonal në Lezhë ku ndodhet nën kujdesin mjekësor.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në polici dhe po punohet për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco