VIDEO/ Dalin pamjet e arrestimit të dy shkodranëve të shumëkërkuar në ‘Komunën e Parisit’

VIDEO/ Dalin pamjet e arrestimit të dy shkodranëve të shumëkërkuar në ‘Komunën e Parisit’

22:09, 04/05/2019
A+ Aa A-

Pas një aksioni të ndërmarrë sot pasdite në bashkëpunim nga FNSH-ja, RENEA, Policia e Tiranës dhe ajo e Shkodrës, u bë e mundur arrestimi i dy personave të Komuna e Parisit në kryeqytet, të cilët ishin shpallur në kërkim dhe konsideroheshin si persona me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Nga ky operacion u vu në pranga shtetasi i shpallur në kërkim, Barush Bregu, 33 vjeç, lindur në Shkodër.

Bëhet me dije se i shumëkërkuari ishte fshehur në një pallat te Komuna e Parisit, të cilin e kishte marrë me qira.

Siç njofton policia, ky shtetas rezulton i dënuar me 4 vite burg për kultivim të bimëve narkotike, e kryer në bashkëpunim, në vitin 2016, si dhe me masë sigurie “Arrest në burg”, për armëmbajtje pa leje.

Ai gjithashtu dyshohet të jetë pjesë e një grupi kriminal në Shkodër,  ndërsa ka dyshime të forta se ai ka gisht  edhe në disa ngjarje të rënda, që kanë tronditur qytetin kryesor në veri të vendit.

Së bashku me 33-vjeçarin, efektivët arritën  të prangosnin në flagrancë edhe shtetasi B. Ç. 21 vjeç.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco