Grabitja në Rinas, reagon vëllai i ‘Dajës’:  Ja lidhja me Muratajn

Grabitja në Rinas, reagon vëllai i ‘Dajës’: Ja lidhja me Muratajn

12:17, 02/05/2019
A+ Aa A-

Mustaf Hajdini, vëllai i Ragip Hajdinit, të arrestuar si i dyshuar për grabitjen në Rinas, ka reaguar për mediat. Nga Gjykata e Krimeve të Rënda, Mustaf Hajdini thotë se vëllai i tij akuzohet vetëm pse shkoi në varrimin e Admir Muratajt. Sipas tij, të dyja familjet kanë miqësi dhe Ragipi nuk ka marrë pjesë në grabitjen e Rinasit.

“Ragipi është arrestuar vetëm pse ka shkuar në varrimin e Admir Muratajt. Vëllai im nuk ka asnjë lidhje me grabitjen në Rinas. Nuk ka lidhje me asnjë nga akuzat që ka ngritur Prokuroria. Kërkojmë drejtësi, nëse vëllai im do ishte i përfshirë nuk do qëndronte në banesë, por do largohej. Unë bashkë me Ragipin kemi qënë në ceremoninë mortore të Admir Muratajt, pasi kur dikush të fton në dasëm, duhet ti shkosh edhe në vdekje. Kemi miqësi me familjen Murataj. Kemi shkuar në varrim familjarisht dhe nuk mund të më akuzojnë vëllain pa patur asnjë provë“, – u shpreh Mustaf Hajdini.

Ragip Hajdini është arrestuar pak ditë më parë në Durrës dhe dyshohet si i përfshirë direkt në grabitjen e Rinasit. Emri i Ragip Hajdini doli pas dëshmisë së të penduarit Alkond Bengasi, i cili tha se kishte takuar Admir Muratjn me një person nga Kosova, të cilin e thërrisnin “Daja” dhe që ishte tullac.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco