Pasi bëhet tapë, dhunon pronaren e lokalit, arrestohet 55-vjeçari

Pasi bëhet tapë, dhunon pronaren e lokalit, arrestohet 55-vjeçari

10:34, 01/05/2019
A+ Aa A-

Një 55-vjeçar është arrestuar nga policia e Kuçovës për dhunimin e një shtetaseje.

I arrestuari F.M, banues në lagjen "Llukan Prifti” dhe i dënuar më parë mësohet se ka goditur pronaren e një lokali në lagjen "Tafil Skëndo" ku ai po pinte.

Policia thotë se F.M ka qenë në gjendje të dehur, ndërsa gruaja ka marrë dëmtime fizike.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprime të mëtejshme.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco