Humb jetën i goditur nga treni, 17-vjeçari shqiptar Rinor Bunjaku (majtas) me babanë e tij

Humb jetën i goditur nga treni, 17-vjeçari shqiptar

07:37, 01/05/2019
A+ Aa A-

Mëngjesin e të premtes që kaloi, në binarët e trenit në Oberglatt të Cyrihut është gjetur trupi i pajetë i një të riu. Më vonë është konstatuar se bëhet fjalë për shqiptarin 17 vjeçar, Rinor Bunjaku nga Rümlangu i Zyrihut.

Siç merr vesh albinfo.ch nga burimet e afërta me familjen Bunjaku, ende nuk dihen rrethanat e sakta të aksidentit. Dihet vetëm se djaloshi është goditur nga treni dhe është gjetur i vdekur në mëngjesin e premtes, shprehet burimi.

Familja Bunjaku bën të ditur se Rinori i ndjerë do të varroset të premten, më 3 maj në orën 13.00 në varrezën “Friedhof Chilisbaum”, Ifangstrasse 100 në Rümlang

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco