Kokainë në xhepin e xhaketës/ Arrestohet 33-vjeçari shqiptar në Itali. INICIALET

Kokainë në xhepin e xhaketës/ Arrestohet 33-vjeçari shqiptar në Itali. INICIALET

19:32, 20/04/2019
A+ Aa A-

Një 33-vjeçar shqiptar është arrestuar në Montesilvano, në Itali, pasi iu gjetën rreth 0,5 kg drogë, e llojit kokainë.

Sipas asaj që shkruan gazeta “Il Pescara”, shqiptari i arrestuar është me inicialet R.T, dhe që jetonte në zonën ku u prangis si një emigrant i ligjshëm.

Në momentin e arrestimit shqiptari ishte duke lëvizur me nje makinë tip “Opel Corsa”, dhe gjatë kontrollit të kryer policia italiane gjeti të fshehur në xhupin e xhaketës 500 gram kokainë.

Skuadra operacionale e policisë italiane gjeti edhe një provë mjaft të rëndësishme për të zbuluar të gjithë zinxhirin e funksionimit të aktivitetit kriminal, një bllok shënimesh. Shqiptari kishte shkruar atë emrat e personave që bashkëpunonte dhe disa shifra që pritet të transkriptohen nga hetuesit.

Pas arrestimit shqiptari u dërgua në burgun e San Donato-s, ndërsa policia vijon ende hetimet për zbardhjen e plotë të grupit ku bënte pjesë edhe 33-vjeçari.

Lajmi në median italiane:

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco