VIDEO/ Si nëpër filma, makina përmbyset në qender të Shkodrës

VIDEO/ Si nëpër filma, makina përmbyset në qender të Shkodrës

15:00, 06/04/2019
A+ Aa A-

Një aksident i rëndë që ka përfunduar fatmirësisht pa njerëz të lënduar ka ndodhur sot në qytetin e Shkodrës. Ngjarja ndodhi në afërsi të poliklinikës së specialiteteve në qendër të qytetit rreth orës 12:50.

Një makinë ka ardhur me shpejtësi nga qendra e qytetit në drejtim të poliklinikës. Në një parking aty afër një mjet tjetër ka qenë duke dalë. Ka mjaftuar një përplasje e vogël që ky mjet me ngjyrën e bardhë tip “Volksëagen” të fluturojë në ajër dhe të përfundojë disa metra më tutje.

Sipas burimeve si pasojë e këtij aksidenti nuk ka të dëmtuar në njerëz por vetëm disa lëndime të lehta që ka pësuar drejtuesi i makinës e cila u përmbys pas përplasjes. Shoferi është dërguar në spitalin rajonal të Shkodrës teksa ka marrë ndihmën e stafit mjekësor dhe nuk ka asnjë rrezik për jetën. Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur policia vendore e Shkodrës duke nisur hetimet për këtë aksident të ndodhur.

Policia gjithashtu ka kryer veprimet procedurale e hetimore në vendin e ngjarjes. Dyshohet se shkak për aksidentin ka qenë shpejtësia tej normave.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco