Media franceze: 'Ka edhe femra shqiptare... Gjermania me numrin më të madh të shtëpive publike'

Media franceze: 'Ka edhe femra shqiptare... Gjermania me numrin më të madh të shtëpive publike'

22:31, 05/04/2019
A+ Aa A-

Prestigjozja franceze “Le Point” ka botuar së fundmi në një artikull, ku ka publikuar shifra tronditëse lidhur me tregun e prostitucionit në Evropë.

Sipas ‘Le Point” Gjermania është ‘bordello’ më e madhe në Evropë me 3500 shtëpi publike, nga të cilat 500 janë vetëm në Berlin.

Ndërkohë që në Gjermani ka 400 mijë prostituta.

Përgjithësisht sipas medias franceze, punonjëset vijnë kryesisht nga vende si Shqipëria, Bullgaria, Rumania, apo Nigeria, ku shumica nuk kanë dokumenta të rregullta.

 “3500. Ky është numri i bordellove ligjorë. Midis tyre, vetëm 500 në Berlin, sipas vlerësimeve të shoqatës Erotik Geëerbe Deutschland (UEGD), shoqata që përfaqëson interesat e sektorit. Në rreth pesëmbëdhjetë vjet, Gjermania është bërë tregu më i madh i bordellove dhe prostitucionit. Ky “sektor” gjeneroi në 2013 një xhiro vjetore prej 14.5 miliardë euro, tre ose katër herë më shumë se përpara hyrjes në fuqi në vitin 2002 të ligjit që legalizon prostitucionin. Rreth 400,000 prostituta – dhe një milion klientë – janë regjistruar në të gjithë vendin. Përtej Rinit, punëtoret e seksit janë kryesisht emigrante, pa dokumente dhe të sapo ardhura nga Evropa Lindore (“Shqipëria”) dhe Nigeria. Një shumicë e madhe e tyre janë viktima të trafikimit të qenieve njerëzore, si në dhomat e jetesës dhe në rrugë ku krimi i organizuar është i përhapur”, shkruan ‘Le Point’.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku06/04/2019 07:28

Më mirë nëpër shtëpi publike ku paguajnë edhe taksa, ku kontrollohen nga ana shëndetsore, se sa ti kesh në parlament dhe në qeveri, ose gra ministrash e kryeministrash.

Shto koment

Denonco