Sulmon dhe i thyen krahun djalit adoleshent të Zv.ministrit: Pse ma ngacmon të dashurën?! Adoleshenti i goditur

Sulmon dhe i thyen krahun djalit adoleshent të Zv.ministrit: Pse ma ngacmon të dashurën?!

13:41, 27/03/2019
A+ Aa A-

Djali adoleshent i Zv.ministrit të Pushtetit Lokal në Kosovë, Bashkim Krasniqit, u sulmua ditën e djeshme nga i riu Përparim Dugova, në kohën kur po kthehej në shtëpi nga shkolla.

Rrugës për të shkuar në shtëpi 16-vjeçari ishte me shokët dhe shoqet, e për njërën nga ato ndodhi edhe konflikti që përfundoi me thikë e grushta.

Përparim Dugova e akuzoi 16-vjeçarin se i kishte ngacmuar të dashurën dhe pastaj u përlesh me të.

Djali i zëvendësministrit u sulmua me thikë dhe mori dëmtime të lehta në trup, por theu edhe dorën.

Përleshja përfundoi përkohësisht falë ndërhyrjes së kalimtarëve, pastaj policia e Kosovës vuri nën pranga tre persona.

Edhe pse V.K. kishte insistuar se vajzën e kishte vetëm shoqe, Përparimi kishte vendosur që për këtë rast t’i qëronte hesapet.

Ai fillimisht e kishte kërcënuar adoleshentin dhe kur po kthehej nga shkolla e kishte vazhduar konfliktin duke tentuar edhe të hyjë në shtëpinë e zëvendësministrit.

Pas ndërhyrjes së Policisë, që të tre të përfshirët në incident u shoqëruan në Polici, ku Krasniqi bëri një deklaratë si prindi i të miturit.

Zëvendës ministri Krasniqi duke folur për Gazetën Express ka zbuluar detaje të tjera të rastit, duke treguar edhe versionin e tij.

 “Djemtë janë të moshës 15 dhe 16-vjeçare. Ngjarja ka ndodhur gjatë kohës kur unë isha në punë. Sulmuesi e ka sulmuar djalin tim me çykë të thikës. Me të parë rastin, disa komshinj kanë ndërhyrë për t’i ndarë pjesëmarrësit në incident” u deklarua ai, duk shtuar se e njeh sulmuesin si djalë problematik, e duke treguar se pse ndodhi rasti.

“Sulmuesi njihet si djalë problematik. Arsyeja e sulmuesit ishte shumë banale. Rasti ka ndodhur kështu: pasi djali im me disa shokë dhe shoqe janë kthyer në shtëpi nga shkolla, sulmuesi e ka sulmuar djalin tim me arsyetimin se ky i ka ngacmuar të dashurën edhe pse djali im e ka mohuar një gjë të tillë duke i treguar se e ka shoqe të shkollës. Edhe pas ndërhyrjes së komshinjve, sulmuesi ka tentuar përsëri që konfiliktin ta vazhdoj në shtëpinë time. Si rezultat i incidentit djali im ka dorën e thyer dhe ka dëmtime në qafë”, deklaroi ai.

Gazeta Express ndërkaq ka siguruar fotografitë që tregojnë lëndimet e djalit dhe raportin e mjekut, ku tregohet për lëndimet të cilat ai i ka marrë nga rrahja.

Rastin e kanë konfirmuar edhe policia e Kosovës për Gazetën Express.

 “Mbrëmë rreth orës 23:30 kemi pranuar një informacion se në rrugën “Gjirokastra” në Fushë-Kosovë ka ndodhur një rrahje, ku lëndime trupore kanë pësuar dy persona të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor. Lidhur me këtë ngjarje policia ka arrestuar tre persona meshkuj (te mitur) të cilët pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt”, kanë thënë Flora Ahmeti, nga Policia e Kosovës.

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco