U zhduk 9 vite më parë/ Amerikanët ndërtojnë identikitin, si mund të duket Bleona Mata sot

U zhduk 9 vite më parë/ Amerikanët ndërtojnë identikitin, si mund të duket Bleona Mata sot

17:50, 25/03/2019
A+ Aa A-

Bleona Mata, atë kohë 5 vjeç, u rrëmbye 9 vite më parë në fshatin ku jetonte nga persona të panjohur dhe që ai nga ai moment asgjë nuk dihet për fatin e vogëlushes.

Pavarërisht kërkimeve të familjes, deri më sot nuk ka asnjë autor të dyshuar për rrëmbimin misterioz, për një nga rrëmbimet e fëmijëve më dramatikë që ka ndodhur në Shqipëri.

Së fundmi kërkimet kanë filluar edhe njëherë intensivisht në Britaninë e Madhe, e cila është vënë në lëvizje pas informacioneve se vajza nga Kukësi ndodhet në vendin e tyre.

Më 20 mars ekspertët ndërkombëtarë amerikanë në bashkëpunim me Alo 116 si edhe linjën kombëtare e Këshillimit për fëmijët kanë mundur të realizojnë një identikit të Bleonës se si mund të ketë ndryshuar sot.

Ata kanë marrë foto nga babai, nëna dhe vëllai  për të mundësuar një pamje të saj ditën e sotme.

Bleona Mata humbi gjurmët më 22 maj të vitit 2010 ndërsa kulloste bagëtitë me 5 vajza të tjera në malin e fshatit Zapod në Kukës, shumë pranë banesës.

Në atë kohë Policia mori në pyetje vajzat, por asnjëra prej tyre nuk tregoi se çfarë ndodhi me Bleonën atë pasdite.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco