DETAJE/ Shuma që morën djemtë e ish-prefektit të Shkodrës nga banda e fajdeve, sa ishte interesi në javë…

DETAJE/ Shuma që morën djemtë e ish-prefektit të Shkodrës nga banda e fajdeve, sa ishte interesi në javë…

18:09, 19/03/2019
A+ Aa A-

Të 12 personat e arrestuar me akuzën e dhënies së parave me fajde u lanë në burg nga Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër. Çështja është apeluar dhe sipas avokatit të disa prej të akuzuarve, ata do të fitojnë shumë shpejt lirinë. 

Avokati Anton Kosteri është shprehur për Panorama se, masa e sigurisë “Arrest me burg” është e paligjshme, pasi nuk ka asnjë provë.

“Procesi është zhvilluar me dyer të mbyllura për shkak të sekretit hetimor dhe ne si avokatë, kemi marrë përsipër përgjegjësitë tona për mosbërjen me dije të atyre akteve procedurale që të mos bëhen publike për opinionin e gjerë. Në lidhje me vendimet për caktimin e masës së sigurisë në mungesë, për mendimin tonë janë në shkelje flagrante me ligjin, jo në përshtatshmëri me rrezikshmërinë e këtyre personave sepse këta persona nuk mund të cilësohen si kriminelë dhe nuk janë masat duhura që duhej të caktonte Gjykata. Për shumë prej atyre personave të arrestuar nuk duhej caktuar fare asnjë masë sigurimi”, shprehet avokati.

Ai pranon faktin se familjes së ish-prefektit i janë dhënë shuma të mëdha parash hua nga të akuzuarit, por sipas tij e gjitha kjo është bërë në formë ndihme për të kaluar gjendjen e vështirë financiare ku ndodheshin.

“Në lidhje me atë çfarë përbën dosja, aktet procedurale, nuk mund të shprehem. Normalisht, dyshimi është publik se djemtë e ish-prefektit kanë marrë para me shtesë ose siç quhen fajde, gjë që deri tani nuk ka rezultuar e vërtetuar. Ajo që dua të them është se shtetasi Paulin Radovani, që ka bërë kallëzimin në Prokurori, nuk rezulton deri tani që të jetë kërcënuar, shantazhuar apo të jetë dhunuar si psikologjikisht, por edhe fizikisht”, shton avokati.
Dy djemtë e ish-prefektit ndodhen jashtë Shqipërisë. Dyshohet se ata ndodhen në Malin e Zi, por një fakt i tillë nuk është i konfirmuar. Ata dyshohet se kanë marrë shuma të mëdha parash hua, shumë e cila arrin deri në 13 milionë euro. 

Ish-prefekti pretendon se këto para ia kanë dhënë me interes, që arrin deri në 20% në javë dhe më pas, në pamundësi për t’i shlyer, dy djemve dhe vetë atij i është bërë presion dhe u janë marrë disa prona.

Operacioni policor u zhvillua në datë 14 mars në qytetin e Shkodrës dhe mes 12 të arrestuarve janë edhe ish-kancelari i Gjykatës së Shkodrës si dhe ish-kreu i Drejtorisë së Patentave në këtë qytet.

Të arrestuarit janë personat e mëposhtëm:

Byrhan Alija, 61 vjeç nga Shkodra

Edi Memçaj, 33 vjeç nga Shkodra

Adri Bala 22 vjeç, nga Shkodra;

Artan Dragani 39 vjeç nga Shkodra

Marjan Bregu 31 vjeç nga Shkodra

Vinko Nikprelaj 37 vjeç lindur në Podgoricë dhe banues në Shkodër;

Eduard Fusha, 38 vjeç nga Shkodra

Elidon Qerimaj, 41 vjeç, nga Shkodra

Pashko Vuksanlekaj, 54 vjeç nga Shkodra;

Lul Sylja, 48 vjeç nga Shkodra;

Ilir Sokoli

Naim Ahmetaj, 52 vjeç lindur në Pukë dhe banues në Tiranë

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco