Arrestohet i riu, iu gjet hashash dhe euro fallso në makinë

Arrestohet i riu, iu gjet hashash dhe euro fallso në makinë

09:24, 17/03/2019
A+ Aa A-

Eshte arrestuar nga policia një 28 vjeçar për posedim të lëndëve narkotike.

Operacioni policor i koduar "Palma" çoi në arrestimin në flagrancë të shtetasit D.Th., 28 vjeç, banues në Tiranë.

Ja njoftimi i plotë i Policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar "Palma".

Goditet një tjetër rast në fushën e narkotikëve falë bashkëpunimit me komunitetin.

 Sekuestrohet lëndë narkotike si dhe euro të falsifikuara. Në pranga poseduesi i tyre.

Specialistët e Hetimit të Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, mbi bazën e informacioneve të marra falë bashkëpunimit me komunitetin, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar "Palma" me arrestimin në flagrancë të shtetasit D.Th., 28 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e tij, shërbimet e Policisë, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 750 gramë lëndë narkotike e dyshuar kanabis, si dhe dy kartëmonedha me prerje 100 euro, të cilat dyshohen se janë të falsifikuara.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" dhe Falsifikimi i monedhave"

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco