Kokainë në makinë, prangoset shqiptari

Kokainë në makinë, prangoset shqiptari

09:50, 15/03/2019
A+ Aa A-

Një 40-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali, pasi u kap me kokainë. Mediat italiane raportojnë se shqiptari u arrestua në zonën Urbino, pas kontrollit që iu bë në makinë.

Policia gjeti një sasi prej 57 gram kokainë të pastër në bagazhin e makinës.

Kërkimet më pas u zhvendosën në banesën e 40-vjeçarit shqiptar, ku edhe aty iu gjetë një sasi prej 13 gram kokainë dhe disa materiale për paketim.

Shqiptari u arrestua me akuzën e shitjes lëndëve narkotike.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco