Korruptoi gjyqtarin për të liruar mikun e tij/ Ja sa vite burg kërkon Prokuroria për 'sekserin'

Korruptoi gjyqtarin për të liruar mikun e tij/ Ja sa vite burg kërkon Prokuroria për 'sekserin'

19:21, 12/03/2019
A+ Aa A-

Prokuroria ka kërkuar 1 vit e 8 muaj burg për Alban Bucin, i cili akuzohet si sekseri që ka ndërmjetësuar dhe dorëzuar paratë e rryshfetit tek gjyqtari Shkëlqim Miri, duke mundësuar edhe lirimin e mikut të tij, Gentian Doda.

Alban Buci po gjykohej në të njëjtin proces me të dënuarin për vrasje Gentian Doda. Ish gjyqtari i Gjykatës së Apelit në Tiranë, Shkëlqim Miri është dënuar me 2 vit e 6 muaj burg, pasi akuzohet për korrupsion.

Dyshohet se gjykatësi Miri kundrejt ryshfetit lehtësoi akuzën për të dënuarin Gentian Doda, nga vrasje me dashje në plagosje të rëndë, çka i mundësoi atij lirinë.

SI RA PROKURORIA NË GJURMËT E GJYQTARIT?

Pasi dështoi për të provuar korrupsionin në gjykatën e Matit, e cila firmosi për ndryshimin e akuzës për Dodën dhe i hapi rrugën e lirimit të dënuarit, prokuroria nuk e mbylli cështjen, por vendosi ta ndjekë në vijimësi. Në përgjim u vu i dënuari Gentian Dodes, i cili në qelinë e tij mbante dy celularë. Ai komunikonte vazhdimisht me vjehrrin e tij Nezirin dhe mikun e ngushtë Alban Bucin.

“Do të vijë një mik të sjellë 15 mijë. Gjeti dhe 15 të tjera dhe dorëzoji”, i shkruan ai Bucit. Sipas prokurorisë bisedat dhe komunikimet janë përgjatë muajve mars-prill –maj. Pasi ishte rënë dakord për pazarin, sipas të cilit në këmbim të parave vendimi i Matit të mbetej në fuqi, Doda kërkon të dorëzohen paratë, ku si datë caktohet 30 maj. Alban Buci dhe vjehrri i Dodës shkojnë në një lokal në Fushë Krujës, në pronësi të kushëririt të gjykatësit. Në pamjet e kamerave të sigurisë – thuhet në dosje – shfaqen Buci dhe Neziri, të cilët bëjnë dhe dorëzimin e zarfit në duart e Kujtim Mirit. Ky i fundit kushëri i largët me gjykatësin.

Pas këtij momenti Albani i shkruan mikut të tij të dënuar: “Rri pa merak i dorezuam dokumentat. I thame skemi gje tjeter vetem të japim shpirtin. Do dalesh nga mesi i muajit tjeter”.

KUSH ËSHTË GJYQTARI I ARRESTUAR

Shkëlqim Miri ka qenë gjyqtar në Gjykatën e Apelit të Tiranës që nga viti 2010, anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë deri në vitin 2012-të dhe më herët gjyqtar i Apelit në Durrës (para 2010). Një nga çështjet më të rëndësishme që ka kaluar në gjykimin e Shkëlqim Mirit ka qenë dosja e Gërdecit, ku ai ka qenë pjesë e një prej proceseve gjyqësore.

VRASJA E BUJSHME

Gentian Doda, personi që dyshohet të ketë korruptuar gjyqtarin Shkëlqim Miri në këmbim të lirisë ka qenë i ekstraduar kohë më parë nga Los Anxhelos, nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gentian Doda dhe viktima Gazmir Dedja kanë qenë anëtarë të grupeve rivale në Burrel, konflikti ndërmjet të cilëve ka vijuar për shumë vite dhe me shumë viktima. Ditën e ngjarjes së vitit 1997, Doda dhe Dedja janë konfliktuar verbalisht e më pas, i pandehuri e ka qëlluar me automatik, duke e plagosur rëndë. Nga plumbat ka mbetur i vdekur aksidentalisht Asllan Gjoka. I plagosuri ka mundur të mbijetojë vetëm dy ditë për shkak të plagëve të marra, por ka arritur t’u tregojë familjarëve se kush e kishte qëlluar, duke identifikuar Gentian Dodën.

vendimin e gjyqtarit Shkëlqim Miri dhe dënimin me 20 vjet burg për vrasje.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco