Greqi/ Drejtonte makinën me patentë shqiptare, dënohet 3 muaj burg! Po marrëveshja e Ramës?

Greqi/ Drejtonte makinën me patentë shqiptare, dënohet 3 muaj burg! Po marrëveshja e Ramës?

17:17, 12/03/2019

Sot në mëngjes Gjykata e Shkallës së Parë në Athinë ka dënuar me tre muaj burg me kusht, shqiptarin 55-vjeçar A.K, me akuzën për drejtim te automjetit me patentë shqiptare, një denim që shqiptari ende nuk po e kuptonte, pasi ne mendjen e tij ishte ngulitur marreveshja e 16 gushtit të vitit të kaluar.

Ndaj këtij rasti ka reaguar edhe gazetari shqiptar me banim në Greqi Shpëtim Zinxhëria.

Sot në mëngjes Gjykata e Shkallës së Parë në Athinë ka dënuar me tre muaj burg me kusht, shqiptarin 55-vjeçar A.K, me akuzën për drejtim te automjetit me patentë shqiptare, një denim që shqiptari ende nuk po e kuptonte, pasi ne mendjen e tij ishte ngulitur marreveshja e 16 gushtit të vitit të kaluar.

Por… Marreveshja e 16 gushtit e 2018 për konvertimin me qëllim njohjen e patentave në Greqi midis dy ish-ministrave te jashtem Bushati-Kotcias  mbetet në letër, duke marr në qafë me qindra shqiptarë te cilët po përballen me drejtesinë greke, ashtu siç ndodhi edhe sot.

Sipas marrëveshjes, emigrantët do të dorëzojnë lejen e drejtimit të marrë në Shqipëri, dhe do të marrin atë greke duke u krijuar mundësi, të qarkullojnë ose të punësohen si drejtues mjeti në Greqi, me të drejta të barabarta me shtetasit grekë.

Njohja e ndërsjelltë e lejeve të drejtimit është një rezultat i prekshëm i paketës së çështjeve dypalëshe të diskutuar në Kretë dhe Korçë nga dy Ministrat e Jashtëm dhe një punë të gjatë negociuese mes ministrive të transportit të dy vendeve tona. Por deri më sot kjo marrëveshje ka mbetur atje ku filloi. Një lajmërim apo përgenjeshtrim te kesaj marreveshje do te ishte mire per komunitetin shqiptar ne Greqi...

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment