VIDEO/ Publikohet e-maili i pedagogut për studenten: Takohemi diku për të ardhmen tënde

VIDEO/ Publikohet e-maili i pedagogut për studenten: Takohemi diku për të ardhmen tënde

23:43, 04/03/2019
A+ Aa A-

Para pak ditësh u pezulluan nga detyra 6 pedagogë në Universitetin Bujqësor të Kamzës të akuzuar për afera seksuale, korrupsion, mosparaqitje në leksion.

Pezullimi i tyre erdhi pas shqetësimit të ngritur nga disa studentë që i kanë shfaqur në një anketë të performancës të realizuar nga universiteti.

Njëri prej pedagogëve të pezulluar akuzohet për ngacmime seksuale. Studentët kanë zbuluar edhe një e-mail të nisur prej tij.

“Kur të gjesh mundësi duhet të takohemi diku sepse në shkollë gjërat keqkuptohen dhe nuk kam dëshirë të merrem me debila. Dua të them ca gjëra për të ardhmen tënde. Flasim”.

Image

Ky është e-maili, i publikuar nga Top-Channel, që pedagogu i ka dërguar njërës prej studenteve; sepse për çdo studente që ishte zgjedhur në listën e e-maileve si preferencë e tij, mesazhet ishin të ndryshme dhe të personalizuara.

Bashkë me të, janë pezulluar nga detyra edhe 5 pedagogë të tjerë, 3 prej të cilëve jepnin mësim në Fakultetin e Mjekësisë Veterane.

“Një pedagog është e vërtetë që u penalizua për probleme jo të moralshme; një për problem të performancës me studentët dhe një tjetër që nuk frekuentonte auditorët. Pjesa tjetër e pedagogëve janë penalizuar ose për fenomene korruptive, ose për shitje të dhunshme të librave”, është shprehur zv/dekani i UBT, Paskal Gjino.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco