Shkëputet ashensori në një pallat në Tiranë, plagoset 24-vjeçarja

Shkëputet ashensori në një pallat në Tiranë, plagoset 24-vjeçarja

16:45, 25/02/2019
A+ Aa A-

Ngjarje e frikshme ka ndodhur pak minuta më pare në Tiranë. Ashensori I një pallati është shkëputur duke rënë nga kati i katërt në të parin.

Ngjarja ka ndodhur para pak minutash në zonën e “Don Boskos” në kryeqytet dhe e plagosur ka mbetur një vajzë që ndodhej në ashensor.

Vajza është dërguar menjëherë në spital, ku sipas informacioneve më të fundit është jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

 Rreth orës 16:25, në një pallat në rrugën “Don Bosko” është rrëzuar ashensori nga kati i parë në bodrum. Në ashensor ndodhej një shtetase rreth 24 vjeçe e cila ka pësuar lëndime dhe është transportuar në spital për kujdes mjekësor. Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Disa prej banorëve janë shprehur se shpesh herë kanë ngritur shqetësimin se ashensori nuk punonte normalisht por nuk është marrë asnjë masë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco