Opozita kërkoi shkarkimin e Markut, KLP: Me këtë merret një institucion që nuk është krijuar

Opozita kërkoi shkarkimin e Markut, KLP: Me këtë merret një institucion që nuk është krijuar

11:01, 25/02/2019
A+ Aa A-

Pas kërkesës së opozitës për shkarkimin e kryeprokurores Arta Marku, kreu i KLP Gent Ibrahimi ka kthyer një përgjigje zyrtare ditën e sotme.

Ai është shprehur se e drejtat për nisjen procedimit disiplinor i takon Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë, dhe deri në krijimin e këtij Inspektoriati, procedimi do të bëhet nga KPA.
Kryetarët e dy grupeve parlamentare, Petrit Vasili nga LSI dhe Edmond Spaho nga PD, rreth një muaj më parë kanë kërkuar që kryeprokurorja Arta Marku të shkarkohet nga posti.

Sipas tyre “Arta Marku është e ngarkuar me detyrë nga ligji që të verifikojë integritetin e figurës për të gjithë ata që kandidojnë për Këshillin e Lartë të Prokurorisë, por në rastin e Bujar Sheshit nuk e ka përmbushur këtë detyrim ligjor”.

Ndërkohë në mbledhjen e pak ditëve më parë të KLP, është shqyrtuar kërkesa e opozitës, por është thënë se kjo nuk është në kompetencat e KPL të përgjigjet për shkresën për shkarkim.

“Nuk është në kopentencat tona, argumentimin do ta bëjë me një shkresë që do t’ia drejtoj opozitës”, u shpreh Kreu i KLP, Gent Ibrahimi pak ditë më parë.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco