FOTO/ Humbi jetën në punë, trupi i elektricistit për orë të tëra në shtyllë

FOTO/ Humbi jetën në punë, trupi i elektricistit për orë të tëra në shtyllë

20:56, 24/02/2019
A+ Aa A-

Detaje të reja dalin në dritë pas ngjarjes së rëndë ku një elektricist 34-vjeçar humbi jetën pasditen e kësaj të diele në Fierzë.

Elektricisti Prend Ceca, ishte nisur i vetëm për të riparuar defektet e shkaktuar nga erërat e forta, ndërsa prej orës 14 kishte ndërprerë kontaktet me familjarët.

Por kur kaluan një orë e gjysmë pas humbjes së kontaktit, familjarët morën lajmin e hidhur për elektricistin i cili ra në kontakt me korrentin duke humbur jetën.

Sipas të dhënave, ka qenë e pamundur ndërhyrja e policisë për të ulur trupin për shkak se shtylla ishte e tensionit të lartë dhe kishte rrezik që të shkaktoheshin të tjera viktima.

Pas disa orësh një ekip i OSHEE-së ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka bërë uljen e trupit të pajetë.

Ngjarja ndodhi në fshatin Fierzë, vetëm një kilometër nga hidrocentrali i Fierzës. Edhe pse familjarët bëjnë të ditur se kanë njoftuar policinë dhe OSHEE ende askush nuk ka mbërritur për të zbritur trupin e pajetë të 34-vjeçarit nga shtylla ku humbi jetën në krye të detyrës.

Mësohet se elektricisti kishte dal vetëm për riparimin e defekteve,  veprim ky që përbën shkelje të sigurisë teknike. /BW

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco