Grabitet banesa e biznesmenit, hajdutët me maska marrin kasafortën

Grabitet banesa e biznesmenit, hajdutët me maska marrin kasafortën

08:46, 24/02/2019
A+ Aa A-

Një grabitje me armë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Mengël të Elbasanit, ku autorët kanë hyrë brenda një banese dhe dyshohet se kanë marrë prej aty rreth 30 milionë lekë të vjetra.

Banesa mësohet se është në pronësi të shtetasit Kastriot Puka, ndërsa kati i saj është një restorant, ku familja nxirrte të ardhurat për të mbijetuar. Ndërkohë në momentin kur autorët kanë hyrë në katin e dytë, që ishte banesa e familjes, brenda ka qenë vetëm vajza e vetme e Pukës.

Sipas raportimeve të para autorët dyshohet të kenë qenë tre persona dhe të maskuar, ndërsa kanë marrë nga dhoma e gjumit kasafortën ku i zoti i shtëpisë mbante të ardhurat e biznesit të tij.

Policia ka sekuestruar pamjet filmike dhe ka nisur punën për mbledhjen e provave. Dyshimet e para të policisë janë tek persona që kanë njohje me familjen pasi gjithçka ka ndodhur brenda pak minutave dhe autorët kanë pasur dijeni të saktë në lidhje me vendin ku ishin vendosur paratë duke mos kontrolluar në asnjë nga dhomat e tjera të katit të dytë,por duke shkuar menjëherë tek dhoma ku ishte kasaforta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco