Policia arreston 80 vjeçarin që mori pjesë në protestë

Policia arreston 80 vjeçarin që mori pjesë në protestë

19:31, 17/02/2019
A+ Aa A-

Arrestohet Ndue Fuga, 80 vjeçari nga Fishta e Lezhës një ditë pas protestës së opozitës para kryeministrisë.

I moshuari u bë i famshëm gjatë protestës, pasi pavarësisht moshës, arriti të hipte mbi tendën e kryeministrisë.

Fuga është marrë pak minuta më parë në banesën e tij ne Fishte dhe është nisur drejt Drejtorisë së Policisë Tiranë.

Kujtojmë që, personat mbi 70-vjeç arrestohen vetëm për krime të rënda.

 

 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Lym Demokrati18/02/2019 05:21

Da than Doktori qi kush prek institucionin ekzekutohet? Plumin ballit ka dash ki puqist plak.

coli17/02/2019 20:17

Hajde polici hajde.! Deri ku shkon marrëzia e kësaj qeverie. Po ky duhej shpallur një rekordmen alpinist i ngjitjeve në moshën 80 vjeçare e jo më të arrestohet për këtë që ka bërë Pashë dje videon ku një vajzë e vogël 6 vjeçare e një familje emigrante në Francë, të thoshte që unë dua që në Shqipëri të fitojë Basha, sepse dua të kthehem në shtëpinë time. Rrezik që gjeneral Lleshi do ti kërkojë interpolit ta arrestojë vogëlushen për "agjitacion e propogandë" kundër partisë së punës.

Leonard17/02/2019 19:39

Neni 12 - Mosha për përgjegjësi penale Ka përgjegjësi penale personi që në kohën e kryerjes së një krimi ka mbushur moshën katërmbëdhjetë vjeç. I vetmi kusht moshe per pergjegjesi penale. E thene kjo, zoteria ne fjale nese ka shkaterruar prone publike hetohet, nese jo eshte i lire te shkoje ku te doje.

Shto koment

Denonco