Vrasja e gruas nga gardisti, fqinjët: Ishin njerëz të mirë

Vrasja e gruas nga gardisti, fqinjët: Ishin njerëz të mirë

09:57, 12/02/2019
A+ Aa A-

Fqinjët e gardistit Alket Arapaj, i cili vrau gruan e tij janë shprehur të habitur nga lajm që dëgjuan në mëngjes. Sipas tyre, ata kanë qenë një familje shumë e mirë. Ndërsa thonë se nuk kanë dëgjuar asnjë të shtënë.

"Familje e mirë, ka kaq vite këtu. Si nënë edhe i ati shumë i mirë. Edhe ai ishte shumë i mirë, ishin njerëz me fe, se faleshin. Ne jemi habitur kur dëgjuam këtë lajm. Do ketë qenë ndonjë moment, ose do ta ketë bërë padashje. Nuk ka mundësi që një njeri kaq i mirë të vriste gruan. Edhe gruaja ishte shumë e mirë". 

Image

"Asnjë të shtënë nuk kam dëgjuar. Ishte familje e rregullt". 

"Kur e morëm vesh tani kemi mbetur pa fjalë. Kanë vite që jetojnë edhe këta"

Pas ngjarjes së rëndë që tronditi kryeqytetin mëngjesin e sotëm, ku Alket Arapi 44-vjeç, punonjës në Gardën e Republikës vrau me armë zjarri gruan e tij Ervilma Seferi 36 vjeçe, ka folur per mediat edhe një fqinje tjetër e çiftit.

 “S’na vajti mendja kurrë, kur morëm vesh nuk na vajti mendja kurrë. E ëma dhe i ati i djalit janë në Itali. Tani ka ndodhur kjo gjë, nuk e di. Ky djali shkonte në punë. Kishin një vajzë 3 vjeçe, që mezi e bënë dhe atë. Më vjen keq shumë!”– shprehet një nga fqinjët e habitur.

Image

“Familje e mirë, kanë kaq shumë vite këtu. Ai vetë, shumë i mirë. Si e shoqja, ishin njerëz shumë të mirë. Jemi habitur! Asnjëherë nuk kemi dëgjuar konflikte. Kanë një çupkë të vogël. Po dhe ajo e mirë ishte. Nuk e di ose padashje e ka bërë! Nuk e di sesi! Nuk ka mundësi të vriste gruan! Shumë e mirë.”- shprehet ajo

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco