Operacion antidroge, arrestohen 6 persona ne Vlorë letërporosi nga… Emrat

Operacion antidroge, arrestohen 6 persona ne Vlorë letërporosi nga… Emrat

09:24, 12/02/2019
A+ Aa A-

Një operacion antidrogë i përbashkët me Guardia di Finanza italiane po zhvillohet në Vlorë.

Operacioni antidrogë ka nisur herët në mëngjes. Në orën 7:00 kanë mbërritur forcat RENEA, një aksion që po zhvillohet edhe në Itali.

Në Vlorë janë arrestuar deri tani 6 shtetas: Luka Beqiraj, Bilbil Kabello, Arbnor Hoxhaj, Denis Pashaj, Kujtim Elmazi dhe Kristian Llanaj.

Këto emra kanë mbërritur në Shqipëri me letër-porosi, pas hetimeve të zhvilluara në Itali për një grup trafikantësh që transportonte kanabis nga Vlora në Itali.

Ndërkohë bëhët e ditur se janë arrestuar deri tani 27 persona në disa qytete. Mes të arrestuarve, sipas mediave italiane janë 21 shqiptarë dhe 6 italianë.

Në Itali operacioni është zhvilluar në Calabri, Toscana, Emilia Romagna, Sicili dhe Lombardi, ndërsa në Shqipëri operacioni po vijon në qytetin e Vlorës dhe rrethinat e tij. Hetimet kanë zgjatur dy vite.

Personat e arrestuar janë të akuzuar për krijimin e organizatave kriminale në trafikun ndërkombëtar të drogës, armëve dhe municioneve nga Shqipëria në Itali dhe vende të tjera.

Hetimet janë kryer nga anti-mafia italiane, ndërsa grupet kriminale bazën e kishin në Lecce. Në operacion u angazhuan mbi 100 efektivë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco