Apartamenti në Tiranë përfshihet nga flakët, ka të lënduar

Apartamenti në Tiranë përfshihet nga flakët, ka të lënduar

16:48, 04/02/2019
A+ Aa A-

Një ngjarje  e rëndë ka ndodhur sot në Tiranë para pak minutave.

Një apartament tek rruga ‘IrfanTomini’ është përfshirë nga flakët. Sipas informacioneve paraprake janë të lënduar babë e bir.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po heton për shkaqet e zjarrit. Zjarri ra në katin e 4 të apartamentit.

Dyshimet e para janë për shpërthimin e një bombole gazi.

Ja njoftimi i policisë

Tiranë

Informacion paraprak

Rreth orës 16:15 në rrugën “Irfan Tomini”, në katin e pestë të një pallati, në një banesë, ka rënë zjarr i cili është fikur nga shërbimet e zjarrfikëses dhe policisë.

Për pasojë kanë pësuar lëndime të lehta dy personat që ndosheshin në banesë.

Paraprakisht dyshohet që zjarri të ketë rënë si pasojë e rrejdhjes së gazit nga një bombël.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco