Shpërthim me tritol në mobilierinë e Niklës, ja autori i fiksuar nga kamerat

Shpërthim me tritol në mobilierinë e Niklës, ja autori i fiksuar nga kamerat

16:39, 30/01/2019
A+ Aa A-

Kamerat e sigurisë kanë fiksuar momentin kur një person me kapuç në kokë, pasi zbret nga makina vendos lëndën plasëse në derën e mobilierisë në Nikël të Fushë-Krujës. Më pas autori shkon sërish drejt mjetit që e pret në rrugën kryesore dhe largohet me shpejtësi. Sasia e eksplozivit është vendosur në orën 22 e 40, minuta të mbrëmjes së kaluar, ashtu siç shihet edhe nga pamjet, ndërsa shpërthimi ka ndodhur 12 minuta më vonë. Mobilieria është në pronësi të 45-vjeçarit Enver Cani. Ky i fundit njihet si njeri pa probleme e konflikte.

Për këtë ngjarje, policia e Fushë-Krujës ka arrestuar dy persona si autorë të dyshuar dhe ka shpallur në kërkim dy të tjerë. Policia është treguar mjaft e rezervuar teksa kanë publikuar vetëm me inicialet e të ndaluarve dhe bëhet fjalë për shtetasit D. Xh., dhe B. K. Mësohet se ata nuk kanë pranuar të jenë autorët e shpërthimit në mobilieri.

Burime konfindenciale bëjnë me dije se autorët mund të jenë paguar nga persona të tjerë për të vendosur tritolin.

Njoftimi i Policisë

Policia e Krujës zbardh dhe dokumenton ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Nikel ku shpërtheu një sasi lënde eksplozive.

Në lidhje me ngjarjen vihen në  pranga dy shtetas dhe shpallen në kërkim dy të tjerë.

Njërit prej autorëve  të dyshuar i është gjetur në banesë dhe sekuestruar Cannabis Sativa.

Në vijim të kontrolleve të ushtruara është kapur edhe një shtetas në kërkim kombëtar për  veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike".

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatin e Policisë Krujë në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë,   pas një pune hetimore të specializuar , në pak orë kanë bërë të mundur zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur mbrëmjen  e djeshme në Nikel,  ku shpërtheu një sasi lënde eksplozive në mobilierinë e shtetasit E. C., ku për pasojë u shkaktuan dëme materiale (dëmtuar vetrata) .

Janë vënë në pranga dy shtetas të dyshuar për kryerjen e veprave penale

" Shkatërrimi i pronës me eksploziv " dhe " Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit "parashikuar në nenet 152 dhe 278 të Kodit Penal, konkretisht:

• Është ndaluar me iniciativë shtetasi D. Xh., si autor i dyshuar;

• Është arrestuar në flagrancë shtetasi B. K.

Shtetasit B. K. gjatë kontrollit të ushtruar në banesë i' u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi  lënde narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sativa.

Gjithashtu janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e dy shtetasve  të tjerë,  të dyshuar të përfshirë në ngjarjen e mësipërme  ku për arsye hetimi nuk bëjmë me dije gjeneralitetet.

Në vijim të kontrolleve  të ushtruara nga shërbimet e Policisë të Komisariatit të Policisë Krujë është kapur edhe një shtetas i shpallur në kërkim kombëtar, konkretisht shtetasi Xh. K., pasi  Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë kishte vendosur masën e sigurisë "Arrest me burg" për veprën penale " Kultivimi i bimëve narkotike " parashikuar nga neni 284/1 i Kodit Penal.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco