FOTO/ Ky është shqiptari i vrarë në burgjet greke

FOTO/ Ky është shqiptari i vrarë në burgjet greke

10:37, 30/01/2019
A+ Aa A-

Trupi i shqiptarit që u gjet i vdekur në burgun e sigurisë së lartë në Koridhalo të Greqisë do të prehet në Atdhe.

Viktima është 33-vjeçari Bardhyl Tusha, i dënuar për trafik të lëndëve narkotike do të varroset sot në fshatin Shelegar të Sarandës.

Ndonëse ai iu nënshtrua ekspertizës mjeko-ligjore, shkaqet e sakta të vdekjes nuk janë bërë ende publike.

Madje as vetë familjarët nuk kanë dashur të komentojnë ngjarjen.

Më herët mjekët e burgut grek, deklaruan se në trupin e shqiptarit nuk janë vërejtur shenja dhune dhe se dyshohet se dyshohet se vdekja mund t’i ketë ardhur nga abuzimi me drogën.

33-vjeçari është bërë personi i tretë që humb jetë në javë e fundit në këtë burg, ndërsa shënon shqiptarit e katërt që humb jetën në burgjet e Greqisë në pak kohë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco