VIDEO-FOTO/ Mesazhi i fundit i shqiptarit para se të vdiste

VIDEO-FOTO/ Mesazhi i fundit i shqiptarit para se të vdiste

10:56, 27/01/2019
A+ Aa A-

‘Natën e mirë’.

Ky është mesazh i fundit i shqiptarit vetëm 22 vjeç, që humbi jetën mesnatën mes të premtes dhe të shtunës në Itali.

Kodian Murrizi e kishte postuar në Instagram shprehjen ‘Good Night’, sipas medias së shtetit fqinj. Ngjarja e rëndë ndodhi në Gossolengo, Parma.

Murrizi ishte pasagjer në makinën ‘Toyota’ që drejtohej nga një mik i tij, i cili është shtruar në spitalin e Parmës, në gjendje të rëndë.

Makina ku udhëtonin dy të rinjtë ishte përfshirë nga flakët pas aksidentit. Sipas policisë, miku i shqiptarit ka mbetur i djegur rëndë, pasi ka tentuar që të nxjerrë makina Klodianin.

Ata të dy kishin qenë bashkë gjithë natën, duke u aksidentuar me makinë, ku Klodian Murrizi ka humbur jetën nga aksidenti tragjik.

I riu shqiptar kishte pasion futbollin dhe ishte pjesë e skuadrës lokale në zonën ku jetonte. Gjatë javës ai punonte si kamerier dhe ditën e nesërme, e hënë ai do të merrte dokumentet duke u bërë një qytetar italian.  

c.a/ SYRI.net

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco