Flet njeriu që nxori trupin e zv/ministrit nga dëbora

Flet njeriu që nxori trupin e zv/ministrit nga dëbora

19:59, 26/01/2019
A+ Aa A-

Pasi është nisur për në Prishtinë trupi i të ndjerit Arian Daci, në Brezovicë ka folur njëri nga dëshmitarët që kanë nxjerr trupin e pajetë të Dacit nga orteku i borës.

Arian Grazhda mes emocioneve pikëlluese, pasi e kishte shok të ndjerin Daci, ka treguar se si ka ndodhur fatkeqësia, ku tha se brenda 40 minutave kanë arritur që ta nxjerrin nga orteku Arianin, por kur e kanë gjetur kishte humbur jetën.

Grazhda: Sot na ka ndodhur një ngjarje tragjike

‘Sot na ka ndodhur një ngjarje tragjike, shumë keq, e këna humb shokun, Arian Dacin, prej një orteku. Jena shumë të huptë. Janë ka jashtë pistës, janë skiator të mirë, por orteku s’i vet.

Njëri prej atyre shokëve e ka pasur airbegun, iu ka qel, ka shpëtuar, kurse Ariani ka mbet. Ne jemi munduar, shumë shpejt i kemi nxjerr, muj me tha 40-45 minuta.

Jemi ka shumë shokë, jemi organizuar, jemi ka 50 veta duke e lyp, por kur e gjetum, kemi humbur shokun. ... Atë pasi e kemi gjet, u qu, s’e kemi kqyrë shumë, e lypshim Arianin, s’un e gjenim. Ai mirë është, s’ka kurxha, por Ariani na la’, ka thënë dëshmitari.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco