Pasuria marramendëse që kishin babë e bijë, burri i 50-vjeçares jep një tjetër version

Pasuria marramendëse që kishin babë e bijë, burri i 50-vjeçares jep një tjetër version

18:30, 26/01/2019
A+ Aa A-

Policia dhe Prokuroria në Lezhë, kanë nisur hetimet për verifikimin e burimit të shumës prej 5.2 milionë eurosh, që i kanë sekuestruar një 50-vjeçareje dhe babait të saj 83 vjeç.

Dyshimet e para janë se këto para janë përfituar nga veprimtaria kriminale e trafikimit të drogës jashtë vendit.

Policia ka kërkuar nga homologet në Zvicër të tjera detaje për aktivitetin e familjarëve të Shqipe Palajt dhe për prejardhjen e këtyre parave, pasi këto para janë dërguar pikërisht nga Zvicra.

Bashkëshorti i 50-vjeçares, Arben Palaj, mohon akuzat që gruaja e tij të jetë përfshirë në pastrim parash.

“Asgjë nuk është e vërtetë”, shprehet ai, ndërsa aludoi se pas veprimeve të Policisë e Prokurorisë kishte motive të tjera.

Ai tha se kishte dokumente për të vërtetuar se si ishte kryer transferta e parave, ndërsa tha se paratë nuk ishin nisur për bashkëshorten e tij, por për babanë e saj, Pjetër Voci, duke shtuar se, çdo gjë ishte bërë në rrugë zyrtare dhe përmes bankave.

Gjithsesi, vendimtare në hetim do të jetë informacioni që do të dërgojë Policia zvicerane për burimin e parave.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco