Arrestohen dy shqiptarë në Kosovë me 50 kg drogë në makinë, kapet edhe porositësi serb

Arrestohen dy shqiptarë në Kosovë me 50 kg drogë në makinë, kapet edhe porositësi serb

07:36, 25/01/2019
A+ Aa A-

Policia e Kosovës ka arrestuar dje tre persona të dyshuar dhe ka konfiskuar më shumë se 50 kilogramë mrihuanë.

Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë në Prishtinë njoftoi se operacioni u ndërmorr pas një hetimi disamujorë. Ai u zhvillua në dy fshatra: "Në rrugën Prishtinë – Gjilan, në fshatin Ponesh, Policia e Kosovës ka ndaluar automjetin Mercedes me targa shqiptare, që drejtohej nga i dyshuari (F. Th.), i cili ishte së bashku me të dyshuarin tjetër (Xh. H.), të dy meshkuj me shtetësi shqiptare dhe pas proceduarve të kontrollit në bagazhin e automjetit në fjalë është gjetur një sasi prej mbi 52 kg, sasi e dyshuar e substancës narkotike e llojit marihuanë"

Po dje, të enjten, rreth orës 19:30, në Gjilan është arrestuar i dyshuari i tretë, L. M. me shtetësi serbe, i cili dyshohet se ishte pritësi i marihuanës. Bashkë me drogën, janë sekuestruar 2 makina, 4 celularë dhe 2 mijë euro para kesh. Të arrestuarit nddohen në paraburgim.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco