Mediat britanike/ Mafia shqiptare në tregtinë globale të drogës

Mediat britanike/ Mafia shqiptare në tregtinë globale të drogës

22:05, 18/01/2019
A+ Aa A-

Nga Anna Sergi

Gjatë muajve të fundit, pse jo edhe viteve, media britanike ka raportuar pretendime nga autoritetet e zbatimit të ligjit për një rritje të kriminalitetit të rëndë dhe të komplikuar të kryer nga grupet e krimit të organizuar shqiptar, shpesh të referuara si "mafia shqiptare".

Këto banda janë lidhur posaçërisht me trafikimin e qenieve njerëzore nga Ballkani dhe me dhunën e shtuar në botën e trafikut të drogës. Në të vërtetë, këto grupe duket se kanë pushtuar një territor të konsiderueshëm, por jo vetëm, në tregtinë e kokainës, sipas raporteve të Agjencisë Kombëtare të Krimit (NCA), e cila deklaron se ndërsa grupet shqiptare përbëjnë vetëm një përqindje të vogël (0.8%) të kriminelëve të organizuar Mbretëria e Bashkuar, ato luajnë një rol të madh në tregun e kokainës në vend.

NCA gjithashtu ka konfirmuar se angazhimi i këtyre bandave në trafikimin e qenieve njerëzore është veçanërisht shqetësuese dhe se ajo përfshin kryesisht viktima nga Shqipëria apo vendet fqinje, zakonisht të joshur në udhëtimet drejt Britanisë së Madhe me premtime të rreme, të vendeve të punës. Përderisa nuk ka prova për të sugjeruar që grupet e përfshira në tregtinë e drogës, sidomos kokaina, janë të njëjtat grupe të përfshira në trafikimin e qenieve njerëzore, autoritetet nuk hezitojnë të flasin për grupet kriminale shqiptare si rrjete policore kriminale, duke kryer një varg veprash serioze.

Duke treguar një histori

Pa hedhur poshtë gjendjen e viktimave të trafikimit të qenieve njerëzore apo analizën e agjencisë së inteligjencës të tregtisë së drogës, ajo që po dëshmojmë këtu është një shembull tjetër se si krijohet një mit, ndërtohet dhe pastaj vazhdon.

Në këtë rast, është "mit i mafies", një ndërtim specifik i një krimi, ku etnia është karakteristika kryesore, ku nga njëra anë e është e frikësuar dhe nga ana tjetër e glamuruar.

Miti i mafies shpesh lidhet me grupe më të njohura të krimit të organizuar, si mafia italiane, ruse dhe japoneze. Kur këto grupe thirren me emrat e tyre të veçantë, siç është "Cosa Nostra" siciliane (ose italiane amerikane), "Ndrangheta" e kalabrezëve, "Bratva" ruse, ose "Yakuza" në Japoni, atë që ata kanë të zakonshme është fakti që ata ngjallin imazhe të organizatave sekrete, që përfshihen në krimin, dhunën dhe korrupsionin. Në thelb, organizatat në dukje janë ndërtuar mbi traditat, normat, vlerat dhe ritualet e përbashkëta të rrënjosura në etnicitetin e përbashkët të individëve brenda tyre.

Dhe kështu, ndërsa krimi i organizuar është më së shumti një fenomen tregu ose aktiviteti (i angazhuar në trafik droge ose kontrabandë të njerëzve, për shembull), kur lexojmë për mafien, shpesh, nëse jo gjithmonë, në lidhje me përkatësinë etnike në mendje na vijnë: italianët, rusët , kinezët, japonezët, turqit dhe, aktualisht, shqiptarët. Etiketa mafioze shpesh zbatohet për grupe të ngushta etnike që kanë një kulturë të bazuar në nder dhe janë veçanërisht të lidhura me strukturat familjare, siç është Kanuni shqiptar.

Veprimtaritë e shkëlqyera në terren të kryera nga akademikët, përfshirë intervistat me shkelësit, rastet gjyqësore dhe analizat etnografike, tashmë kanë treguar se si grupet kriminale shqiptare aktualisht nuk kanë koordinim kur veprojnë jashtë vendit, si në SHBA, Kanada, Australi dhe Britani të Madhe. Në shumicën e rasteve, ata gjithashtu nuk kanë lidhje direkte me grupet kriminale në vendin e tyre të origjinës.

Unitet?

Shqiptarët që veprojnë në tregtinë ilegale të drogës gjithashtu punojnë me grupe të tjera, të tilla si "Ndrangheta" apo "Hells Abgels". Për derisa disa autorë shqiptarë kanë akses të drejtpërdrejtë te prodhuesit e drogës (dhe sidomos kokainës) në vende si Bolivia dhe Peru, këto grupe janë kryesisht të lidhura me shpërndarjen, sesa trafikimin e drogave. Kjo do të thotë se ata shpesh merren me kokainë pasi ajo ka arritur përmes porteve përkatëse dhe mbështeten në marrëveshjet me ato grupe që merren me trafikimin aktual, siç është klani "Ndrangheta" i kalabrezëve.

Ka konfuzion të përhapur mbi rolin e trafikantëve dhe atyre që shpërndajnë drogë të kontrabanduar në një vend. Dhe kjo është e kuptueshme - është një rrjet kompleks. Por ata që marrin drogë dhe e shpërndajnë ato te shitësit e tjerë, brenda ose jashtë rrjeteve të tyre, janë gjithashtu më të dukshmit dhe përballen me rreziqet më të mëdha. Ata janë ata që dorëzojnë drogën dhe i dorëzojnë atë shpejt, edhe kjo nënkupton se ata veprojnë edhe përmes kërcënimit dhe dhunës kur merren me grupe rivale që tregtojnë produkte të njëjta ose të ngjashme.

Rrjetet shqiptare janë referuar si operatorë veçanërisht të besueshëm në zinxhir. Por rëndësia e tyre përfundimtare në botën e drogës duhet të merret me rezerva. Ndërsa dukshëm e rëndësishme, ëshët se, ata ende varen nga trafikantët të cilët fillimisht sigurojnë, organizojnë dhe shpërndajnë drogën të parët.

Deri në një farë mase, ideja e një mafie të lartë shqiptare shumë e organizuar mbetet një mit që krijon stereotipet negative rreth dhe armiqësisë brenda migrantëve shqiptarë. Gjithashtu në këtë pikë mungon edhe fakti, që krimi kriminal global është shpesh një kombinim i strukturave të mundësive komplekse dhe një ekuilibër delikat i roleve të ndryshme, të cilat luhen nga një larmi e madhe individësh. Etnia e ndarë mund ta lehtësojë ose ta mundësojë këtë deri në një farë mase, por sigurisht që nuk e krijon atë. /Marrë nga “The Conversation”, përgatiti për Syri.net, Artur Bego?

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco