Fondi i Sigurimeve në kolaps, Urdhri i Farmacistëve paralajmëron protestë, ja kur

Fondi i Sigurimeve në kolaps, Urdhri i Farmacistëve paralajmëron protestë, ja kur

19:27, 18/01/2019
A+ Aa A-

Këshilli Rajonal i Urdhrit të Farmacistëve në Tiranë, pas denoncime të herëpashershme për problemin e vonesave në pagesën e rimburësimeve të farmacive nga Fondi i Sigurimeve, ka dalë në një deklaratë për mediat ku shprehet midis të tjerave se...

“Nëse kësaj situate nuk do ti jepet zgjidhje në mënyrë emergjente atëherë do të jemi të detyruar të mos pranojmë ekzekutimin e recetave me rimbursim dhe nëse kjo gjendje do të vazhdojë, protesta jonë do të përshkallëzohet deri në bojkot të ofrimit të shërbimit”.

Sipas tyre “Ndodhur përpara kësaj situate, në mungese të një përgjigje konkrete nga ana e Fondit për zgjidhjen e këtij problemi madhor, në sinkron të plotë me të gjithë farmacistët që operojnë me kontrate në rajonin Tiranë, Këshilli Rajonal i UFSH Tiranë, vendosi që:

DITEN E HENE ME DATE 21.01.2019, NE OREN 10:00, TE GJITHE FARMACISTET, TE VESHUR ME BLUZEN E BARDHE, TE GRUMBULLOHEN TE FONDI I SIGURIMIT TE DETYRUESHEM TE KUJDESIT SHENDETESOR”.

I pari që e ka denoncuar këtë problem ka qenë ish-kryeministri Sali Berisha, i cili shprehej se farmacitë ishin drejt falimentimit të përgjithshëm. Ndërkohë në një tjetër denoncim të publikuar nga deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia, Fondi i Sigurimeve ndodhej në kolaps.

Sipas denoncueses, janë 7 drejtori në këtë Institucion pa titullarë, gjë që e ka çuar Fondin e Sigurimeve Shëndetsore në kolaps.

Njoftimi i plotë i Këshillit Rajonal të Urdhrit të Farmacistëve në Tiranë

NJOFTIM I RENDESISHEM NGA KESHILLI RAJONAL TE URDHRIT TE FARMACISTEVE, TIRANE

MBI VONESAT E RIMBURSIMIT

Keshilli Rajonal  i Tiranes, ne mbledhjen e dates 18. 01. 2019 diskutoi mbi problemin e vonesave te rimbursimit prej muajit  Tetor.

Prej muajit tetor të vitit 2018 farmacite nuk jane likujduar nga ana e Fondit për recetat me rimbursim.  Kjo gjë përvec dëmit ekonomik qe ka shkaktuar, pamundeson likujdimin e faturave ndaj depove,  dhe situata ka arritur në atë pikë sa  depot nuk  furnizojnë më pa shlyer detyrimet e faturave të prapambetura.

Nëse kësaj situate nuk do ti jepet zgjidhje në mënyrë emergjente atëhere do të jemi të detyruar të mos pranojmë ekzekutimin e recetave me rimbursim dhe nëse kjo gjendje do të vazhdojë, protesta jonë do të përshkallëzohet deri në bojkot të ofrimit të shërbimit.

Ndodhur perpara kesaj situate, ne mungese te nje pergjigje konkrete nga ana e Fondit per zgjidhjen e ketij problemi madhor,  ne sinkron te plote me te gjithe farmacistet qe operojne me kontrate ne rajonin Tirane, Keshilli Rajonal i UFSH Tirane, vendosi qe:

DITEN E HENE ME DATE 21. 01. 2019, NE OREN 10:00, TE GJITHE FARMACISTET, TE VESHUR ME BLUZEN E BARDHE, TE GRUMBULLOHEN TEK FONDI I SIGURIMIT TE DETYRUESHEM TE KUJDESIT SHENDETESOR.

Keshilli Rajonal i Tiranes i ben thirrje te gjithe kolegeve pa perjashtim te jene prezent ne menyre qe ti themi jo FALIMENTIT te imponuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco