Sfidë ligjit, policia në ‘lojë’ më lojrat e fatit

Sfidë ligjit, policia në ‘lojë’ më lojrat e fatit

14:52, 18/01/2019
A+ Aa A-

Kanë nisur hetimet për tre persona, të cilët nuk kishin mbyllur lojrat e fatit.

Policia nuk i ka bërë të ditur emrat e tre personave ndaj të cilëve ka nisur hetimin por ka publikuar vetëm inicialet e tyre. Bëhet fjalë për: F.R., 28 vjeç, banues në Tiranë; M.A., 26 vjeç, nga Elbasani dhe R. S., 25 vjeç, nga Vlora.

Gjatë kontrollit, atyre iu sekuestruan dy tavolina pokeri, një valixhe me çipsa, katër aparaturura, një njësi kompjuterike dhe dy paisje elektronike të cilat përdoreshin për organizimin e lotarive të palejuara që prej 1 janarit të vitit 2019.

Ligji për mbylljen mesnatën e 31 dhjetorit 2018, në të gjithë territorin e Shqipërisë, kazinotë elektronike, bastet sportive, sallat e bingove, bastet on line, bastet me gara në pistë, u miratua nga Parlamenti në fund të muajit tetor të vitit të kaluar.  Për më shumë detaje .

Ja njofimi i Policisë së Shtetit:

Vijon operacioni në të gjithë vendin për evidentimin dhe ndëshkimin e atyre personave që vijojnë të ushtrojnë aktivitetin e kundërligjshëm të lojërave të fatit. 

Gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 3 raste, konkretisht në Tiranë, Elbasan dhe Vlorë.

3 shtetas janë proceduar penalisht për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara” si dhe janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale dy tavolina pokeri, një valixhe me çipsa, katër aparaturura, një njësi kompjuterike dhe dy paisje elektronike të cilat përdoreshin për organizimin e lotarive të palejuara.

Në Tiranë u procedua penalisht, shtetasi F. R., 28 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e subjektit të tij u gjetën dy tavolina pokeri dhe një valixhe me çipsa.

Në Elbasan u procedua penalisht shtetasi M. A., 26 vjeç, pasi në lokalin e tij u konstatua duke ushtruar aktivitet të paligjshëm të lojërave të fatit. Në cilësinë e provës materiale iu bllokuan katër aparatura dhe një njësi kompjuterike të cilat përdoreshin për lojëra fati.

Në Vlorë u procedua penalisht shtetasi R. S., 25 vjeç, pasi në lokalin e tij iu gjetën dy paisje kompjuterike pa dokumentacion të cilat shërbenin për organizimin e lojërave të fatit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco