Grabitja në Shkozet, Policia ‘impresionohet’: E organizuar shumë mirë

Grabitja në Shkozet, Policia ‘impresionohet’: E organizuar shumë mirë

20:15, 14/01/2019
A+ Aa A-

Grabitja e biznesmenit Elton Kelmendi, në banesën e tij në Shkozet të Durrësit, dy net më parë, ishte e mirëplanifikuar nga autorët e saj, të cilët prej të paktën 4 muajsh ishin vënë në ndjekje të tij.

Ky mirëorganizim dhe mirëplanifikim, “ka lënë pa mend” Policinë Vendore.

Burime nga Polica, duke zbardhur detaje të kësaj grabitje, sqarojnë se mbrëmjen e së premtes, kur Eltoni bashkë me gruan dhe djalin e tyre kishin dalë, duke përfituar dhe nga fakti se në banesë nuk kishte njeri, tre grabitësit kanë kapërcyer rrethimin dhe kanë pritur kthimin e familjes në oborrin e shtëpisë. Asnjë shenjë dhunimi të portës apo rrethimit nuk është diktuar, duke lënë të kuptohet se tre autorët të armatosur dhe maskuar me veshje që mbanin mbishkrimin “Policia” i përkasin një grupi kriminal të mirëorganizuar.

Të njëjta burime nga Policia vendore, shtojnë se, nën kërcënimin e armëve, ata janë futur brenda vilës 2-katëshe. Biznesmeni është përpjekur të reagojë, por të tre e kanë dhunuar duke i shkaktuar dëmtime në trup dhe në kokë.

Ndërsa nga familjarë e të afërm mësojmë detaje të tjera mbi atë që ndodhi mbrëmjen e së shtunës, policia nuk ka ende një të dyshuar për ngjarjen. Ndërkohë, familja Kelmendi dhe i gjithë opinioni publik që mësoi mbi ngjarjen e rëndë presin që ajo të zbardhet dhe përgjegjësit e saj të dalin para drejtësisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco