Viktima e radhës nga i ftohti, zbardhen detajet për vdekjen e 65-vjeçarit në Korçë

Viktima e radhës nga i ftohti, zbardhen detajet për vdekjen e 65-vjeçarit në Korçë

18:37, 12/01/2019
A+ Aa A-

Një 65-vjeçar është gjetur i pajetë, në ish-zonën e fermës në Korçë.

Dyshohet se i ftohti i shkaku që shënon viktimën e radhës në rrugët e qyteteve këtë fillim viti.

Viktima është identifikuar si Vasil Mati. Ai ka humbur jetën ndërsa shkonte të punonte si roje në Manastirin e Çifligut. Trupi është gjetur i rrëzuar në tokë nga një banor i zonës.

Në kërkim të tij ishte vënë edhe bashkëshortja që kishte dalë nga banesa për ta kërkuar pasi nuk i përgjigjej telefonatave.

Deri më tani nuk është raportuar për shenja dhune në trupin e viktimës, por mendohet për shkaqe natyrale.

Në dyshimet e para të policisë shkak për humbjen e jetës mendohet të jetë ataku kardiak ku mendohet të ketë ndikuar i ftohti.

Vetëm pak ditë më parë një tjetër person humbi jetën në Korçë për shkak të të ftohtit, ndërsa udhëtonte me biçikletë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco