FOTO/ Arrestohet 19-vjeçari shqiptar në Itali, udhëtonte në tren me armë

FOTO/ Arrestohet 19-vjeçari shqiptar në Itali, udhëtonte në tren me armë

21:16, 11/01/2019
A+ Aa A-

Një i ri 19-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia hekurudhore pasi ju gjet një armë zjarri dhe sende të forta.

Sipas mediave italiane, shqiptari i cili udhëtonte në trenin nga Arezzo për në Firenze u pikas nga një polic pasi vuri re një objekt të ngjashëm me një pistoletë gjysmë automatike. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e së Enjtes, rreth orës 07:30.

Polici menjëherë njoftoi përforcime dhe menjëherë pasi treni ndaloi në stacionin Santa Maria Novella në Firence, policia hekurudhore kontrolloi 19-vjeçarin duke i gjetur të fshehura në trup një pistoletë, thikë 18 cm të gjatë dhe shkop hekuri 54 centimetër. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco