Raporti 2018/ Call Center dhe korrierë shqiptarë për kokainën në Europë

Raporti 2018/ Call Center dhe korrierë shqiptarë për kokainën në Europë

17:50, 11/01/2019
A+ Aa A-

Kokaina tashmë po shpërndahet nëpërmjet Call Centerave nga korrierë shqiptarë dhe të huaj. Ky është theksi i raportit të Qendrës Europiane për Monitorimin e Drogërave. Në këtë raport theksohet se shqiptarët po luajnë rolin e korrierëve, të cilët pasi dërgojnë sasitë e vogla në vendin ku bëhet porosia, më pas kthehen në vendin e origjinës.

Sipas Qendrës Europiane për Monitorimin e Drogërave grupet kriminale tashmë po përdorin inovacionin për të shpërndarë kokainën.

“Disa “Call Centera” të cilat janë të vendosura në shtetet e Ballkanit Perëndimor dhe në Spanjë. Kryesisht janë konsumatorë dhe shpërndarës nga Belgjika të cilët përmes një numri qendror telefonojnë këto qendra që kanë marrë emrin “Call Center” dhe më pas korrierët hyjnë në veprim duke çuar sasinë e kokainës. Këta korrierë rezultojnë se janë të vështirë për tu investiguar apo gjendur pasi sapo dorëzojnë porosinë kthehen mbrapsht. Ka një numër të lartë korrierësh prandaj janë të vështirë për ti zbuluar”- thuhet në raport.

Pjesë nga raporti i Qendrës për Monitorimin e drogërave për rrugët e reja të trafikut të kokainës

Europa vijon të jetë tregu i dytë më i fuqishëm në botë, pas SHBA-ve, për sa i përket kokainës. Grupet italiane Ndrangheta dhe Camorra mbajnë ende një pozicion të fortë në biznesin ndërkombëtar të trafikimit të kokainës, por vitet e fundit kanë dalë edhe lojtarë të rinj të cilët merren me kokainë.

Në raport theksohet se grupet nga Europa kanë gjetur lidhje direkte në vendet e Amerikës Latinë për të marrë kokainë. Vetëm në vitin 2016 në Europë janë sekuestruar 1129 ton kokainë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco