KLGJ merr vendimin për gjyqtarin e Fierit që kërkoi seks dhe para

KLGJ merr vendimin për gjyqtarin e Fierit që kërkoi seks dhe para

20:28, 10/01/2019
A+ Aa A-

KLGJ ka vendosur të pezullojë nga detyra, gjyqtarin e Fierit, Roland Hysi. Vendimi erdhi një ditë pas arrestimit të tij, pasi u denoncua në emisionin investigativ “STOP”, ku kërkonte ryshfet dhe marrëdhënie seksuale në këmbim të një vendimi në favor të një nëne.

Lajmi është bërë i ditur me anë të një njoftimi për shtyp, nga KLGJ.

“Këshilli i Lartë Gjyqësor, bazuar nenin 140, pika 3, të Kushtetutës dhe nenin 151, pika 1, germa ‘a’ të ligjit nr. 96/2016 ‘Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë’, menjëherë sapo u njoh me vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, vendosi me unanimitet në mbledhjen e datës 10. 01. 2019, pezullimin nga detyra për gjyqtarin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, z. Roland Hysi.

Gjatë mbledhjes anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor, shprehën vendosmërinë për të luftuar pa asnjë kompromis çdo akt apo sjellje që diskrediton rëndë figurën e gjyqtarit.

Duke pasur si objektiv parësor rikthimin e besimit të publikut tek gjyqësori, Këshilli i Lartë Gjyqësor do vijojë pa kompromis betejën ndaj çdo lloj korrupsioni të shfaqur, në të gjitha nivelet, me qëllimin final sigurimin e sundimit të ligjit, pavarësinë dhe eficiencën e gjyqësorit”, thuhet në njoftimin e KLGJ.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco