Tentohet të grabitet bankomati i një banke në Kamzë Foto ilustrim

Tentohet të grabitet bankomati i një banke në Kamzë

09:53, 08/01/2019
A+ Aa A-

Bankomati i parave të një banke në Kamzë është tentuar të grabitet. Por, në momentin që ra sistemi i alarmit, Policia ka arritur në kohë dhe ka arritur ta parandalojë vjedhjen.

Ngjarja ka ndodhur në Bulevardin Blu. Persona ende të paidentifikuar kanë përdorur levë për ta thyer bankomatin, por nuk ia kanë arritur dot. Alarmi që ra ka bërë që të largohen me shpejtësi, të ndjekur nga Policia. Megjithatë, arrestimi i tyre nuk është bërë i mundur. Një hetim ka nisur duke verifikuar pamjet e kamerave të sigurisë dhe provat e gjetura në vendin e ngjarjes.
 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco