FOTO/ Shpëtoi jetë njerëzish nga zjarri, shqiptari ‘shpërblehet’ me nënshtetësinë greke. Emri

FOTO/ Shpëtoi jetë njerëzish nga zjarri, shqiptari ‘shpërblehet’ me nënshtetësinë greke. Emri

15:15, 02/01/2019
A+ Aa A-

Një shqiptar dhe dy egjiptianë, janë tashmë qytetarë grekë. Ata shpëtuan dhjetëra jetë njerëzish nga zjarret vrastare në Mati të Atikës në verën e vitit 2018, ndërsa punonin si peshkatarë në Nea Makri.

Shqiptari 35-vjeçari Gani Xheka dhe dy egjiptianet Emad El Khaimi dhe Mahmud Ibrahim Mussa, 50 dhe 46 vjeç, janë “grekët” më të rinj.

Të tre peshkatarët kanë shkuar në Pallatin Presidencial, të ftuar nga presidenti grek Prokopis Pavlopulos dhe aty ministri i Brendshëm Aleksis Haritsis u ka dhënë urdhrin me anë të të cilit kanë marrë nënshtetësinë greke.

“Nëpërmjet shembullit tuaj dhe me dhënien e shtetësisë, dërgojmë mesazhe që janë aq të nevojshme sot. Ajo që bëtë tregon se solidariteti dhe humanizmi nuk është një çështje e nënshtetësisë. Ju jeni tani dhe europianë dhe si e tillë, mund të mësoni tek ata partnere qe nuk i kuptojnë vlerat e Evropës, që të kryejnë detyrën e tyre. Sepse themeli i BE është solidariteti”, u shpreh Prokopis Pavlopulos, Presidenti i Greqisë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco