VIDEO/ Zjarrin në tregun e Laçit, tregtarët: Humbëm miliona

VIDEO/ Zjarrin në tregun e Laçit, tregtarët: Humbëm miliona

08:38, 24/12/2018
A+ Aa A-

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë tregun industrial në Laç gjatë orëve të para të mëngjesit.

Ende nuk dihet shkaku i rënies së zjarrit, po dëmet materiale deri më tani duken të konsiderueshme.

Paraprakisht dyshimet janë për zjarrëvënie te qëllimshme, pasi sipas tregtarëve në mjedis nuk ka pasur energji elektrike.

Fatmirësisht deri tani nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa dëmet kapin shifrën e milionave.

Sipërfaqja e djegur sipas raportimeve është rreth 800 metra katror.

‘Dëmi ka qenë shumë i madh, jemi 70 tregtarë, miliona lekë na kanë humbur.

Kemi pasur krejt rrobat verore. Zjarri nuk ka rënë nga qielli, aty nuk ka pasur energji elektrike’, shprehet një prej tregtareve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco