FOTO/ Përplaset autobusi me pasagjerë, 1 i vdekur, 44 të plagosur

FOTO/ Përplaset autobusi me pasagjerë, 1 i vdekur, 44 të plagosur

11:39, 16/12/2018
A+ Aa A-

Një aksident i rëndë ka ndodhur në një autostradë në Zyrih.

Autobusi i mbushur plot me pasagjerë është përplasur është përplasur rreth orës 04:15 minuta sapo kishte kaluar qytetin e Zyrihut.

Autobusi i agjencisë ‘Flixbus’, ishte nisur nga Genova dhe kishte si destinacion përfundimtar Duseldorfin. Në këtë mjet udhëtonin edhe dy shqiptarë, që mësohet se kanë mbetur të plagosur.

Autobusi është përplasur me një mur. Për pasojë ka mbetur i vdekur një person, 44 të tjerë janë plagosur.

Të gjithë janë dërguar në spitalin e Zyrihut, ku tre prej tyre janë në gjendje të rëndë, mes të cilëve janë dy shoferët e autobusit.

Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane, në autobus ishin duke udhëtuar 49 pasagjerë dhe dy shoferët.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco