FOTO/ Me ‘Golf’ të vjedhur zhvillonin trafiqe e grabitje, pranga 4 shqiptarëve

FOTO/ Me ‘Golf’ të vjedhur zhvillonin trafiqe e grabitje, pranga 4 shqiptarëve

18:37, 14/12/2018
A+ Aa A-

Policia në Desio të Italisë, ka prangosur katër persona me origjinë shqiptare, përgjegjës për një sërë veprash penale. Ata akuzohen për posedim të paligjshëm të armëve, posedim të lëndëve narkotike me qëllim për t'i shitur, lëndim të rëndë trupor, etj.

Katër të arrestuarit gjithashtu dyshohet se janë pjesë e një bande që kryente grabitjet e apartamenteve në të gjithë Italinë veriore, veçanërisht në Brianza.

Hetimi filloi më shumë se gjashtë muaj më parë, kur një toge kishte pikasur një Golf Volksëagen të dyshimtë. Në periudhë u vodhën disa banesa në të njëjtën zonë.

Me mbërritjen e verës, nuk kishte pasur shumë transferta të "Golfit", derisa makina u kthye një muaj më parë.

Pas një serie vëzhgimesh të fshehta, të enjten në mbrëmjen, karabinierët e policisë në Desio së bashku me kolegët nga Paderno, vendosën të ndërhynë.

Të katër burrat udhëtuan me dy makina. Në "Golf" udhëtonin dy shqiptarë të moshës 33 vjeçare. Pavarësisht se u rrethuan, dy kriminelët u përpoqën të arratiseshin, por pa sukses, duke plagosur lehtë një karabinier.

Në makinën, të cilën grupi e kishte vjedhur shkurtin e kaluar, u gjet një pistoletë "Ëalther", gjithashtu e vjedhur së fundmi në një apartament më 7 dhjetor në  Ala (Tn).

Gjatë kontrollit në garazh, një tjetër armë është gjetur, model Python, vjedhur më 2 dhjetor në Viggiu (Varese), varëse ari, byzylykë me diamante, dy orë Rolex dhe verërat e cilësisë së mirë.

Dy të arrestuarit e tjerë, të moshës 30 dhe 22, në bordin e makinës tjetër u ndoqën dhe u ndalën në një kontroll rutinë në Paderno Dugnano. Në këtë rrethanë ata nuk rezistuan. 150 gram hashash, një mijë euro para të gatshme dhe të gjitha pajisjet për paketimin e drogës u gjetën në një apartament, në të cilin jetonte një nga shqiptarët e arrestuar.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco