Grabitja e parave, ja si u ngrit prita dhe si neutralizuan rojet

Grabitja e parave, ja si u ngrit prita dhe si neutralizuan rojet

18:29, 14/12/2018
A+ Aa A-

 

Dy persona të armatosur dhe të maskuar kanë grabitur rreth 7.5 milionë lekë të reja nga një makinë e cila po transportonte paratë e Drejtorisë së Patentave.

Mësohet  se grabitja ka ndodhur rreth orës 16:45 në zonën e Shkozetit, 100 m para mbikalimit të Unazës së plazhit.

Autorët kanë shfrytëzuar kohën e keqe me shi në një moment kur nuk ka pasur qarkullim rrugor të dendur dhe i kanë ngritur pritë makinës për t'i grabitur paratë.

Mësohet se makina ishte e blinduar dhe pronë e një firme private sigurimi.

Burimet bëjnë të ditur se autorët neutralizuan rojet private dhe pasi morën sasinë e parave u larguan në drejtim të Shijakut.

Mjeti i blinduar i kompanisë private shoqërohej nga dy efektivë  të armatosur. Sulmi ndaj tyre ka ndodhur në momentin që kanë ndaluara para filialit të bankës për të bërë dorëzimin e parave. Në këtë moment, dy persona të maskuar dhe të armatosur të cilët i kanë thënë rojeve private: “hidhni armët dhe mos bëni asnjë lëvizje pasi do tu qëllojmë”.

Efektivët e kompanisë private të sigurimit janë gjendur të papërgatitur dhe nuk kanë bërë rezistencë.

Autorët pasi kanë marrë paratë janë larguar me një makinë tip Benz në drejtim të Shijakut. Efektivët e policisë privatë që kryenin transportin e parave lajmëruan menjëherë qendrën e tyre dhe nga aty informohet edhe policia e shtetit, e cila u vu menjëherë në lëvizje.

Policia është vënë në ndjekje të autorëve.

Informacion paraprak

Sot rreth orës 16:50, në lagjen nr. 14 Shkozet, dyshohet se 3 persona me një mjet, nën kërcënimin e armës dhe të maskuar i kanë dalë përpara një mjeti (shoqëri private sigurimi) që po trasportonte lekët e Ndërmarrjes së Drejtorisë Rajonale të Transportit Durrës në një bankë të nivelit të dytë dhe i kanë marrë një shumë parash.

Efektivet e Policisë po punojnë për kapjen e autorëve të dyshuar dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Nuk jepen të dhëna të tjera për arsye hetimi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco