VIDEO/ Shqiptari i masakruar në burgun grek, tregon tmerrin: U zgjova në një dhomë tjetër pa pantallona

VIDEO/ Shqiptari i masakruar në burgun grek, tregon tmerrin: U zgjova në një dhomë tjetër pa pantallona

16:39, 11/12/2018
A+ Aa A-

Shqiptari i masakruar, Aleksandër Luca ka treguar dhunën e ushtruar ndaj tij në qelinë e paraburgimit të Avlonës në Greqi. Shqiptari 20-vjeçari u ka thënë autoriteteve greke se u dhunua nga rreth 20 persona dhe më pas i ra të fikët, shkruajnë mediat greke. Kur u zgjua, thotë ai, e gjeti veten në një dhomë tjetër dhe pa rroba.

“Dëgjova dikë që u bënte thirrje të tjerëve të më hiqnin pantallonat dhe pastaj më ra të fikët. Kur u zgjova, isha në një dhomë tjetër, pa pantallona dhe pa të brendshme. Nuk e di se çfarë mund të kenë bërë me mua”.

Pas dëshmisë së tij, mjekët do të verifikojnë nëse Aleksandër Luca është abuzuar nga të burgosurit e tjerë. Mediat greke raportojnë se kanë qenë 7 persona që ushtruan dhunë ndaj 20-vjeçarit. Dy prej tyre janë identifikuar. Njëri është grek, kurse tjetri shtetas i huaj.

Një tjetër i burgosur, i cili ka qenë me grupin e dhunuesve, tha në një lidhje direkte për një televizion të Athinës se derën e qelisë së Aleksandër Lucës e gjetën të hapur. Të burgosurit që e goditën ishin të gjithë me thika, tha ai, duke shtuar se gardiani nuk mund të bënte asgjë.

Aleksandër Luca u dhunua pasditen e djeshme rreth orës 16:00-16:30 sipas orës lokale në Greqi. Vet të burgosurit që e dhunuan, kanë filmuar me celularë disa sekonda çaste nga incidenti. Aleksandër Luca shihet në qelinë e tij ku sulmohet nga të burgosurit. Ai u dërgua në spital për trajtim mjekësor dhe më pas u dërgua në një tjetër burg. Ministria greke e Drejtësisë e ka cilësuar të papranueshme këtë ngjarje, dhe thotë se ka nisur një hetim penal për të burgosurit që ushtruan dhunë ndaj shqiptarit, dhe një hetim administrativ për gardianët se si ka mundësi që dera e qelisë së Aleksandër Lucës ishte lënë e hapur.

Aleksandër Luca dhe shoku i tij grek Manolis Koukouras 21 vjeç akuzohen për vrasjen e studentes 21-vjeçare Eleni Tofaloudi. Tre të rinjtë kanë qenë bashkë në shtëpi mbrëmjen e 27 Nëntorit. Aleksandër Luca dhe Manolis Koukouras akuzohen se kanë abuzuar, dhunuar dhe vrarë studenten 21-vjeçare Eleni Tofaloudi. Kjo e fundit, pasi u qëllua barbarisht me hekur në kokë, u hodh më pas në det me këmbë të lidhura. Ngjarja ka ndodhur më 27 Nëntor në ishullin Rodos të Greqisë. Trupi i studentes u gjet të nesërmen nëpër shkëmbinj. Aleksandër Luca dhe Manolis Koukouras kanë pranuar përfshirjen në krim, por akuzojnë njëri-tjetrin për dhunimin dhe vendimin për të hedhur në det 21-vjeçaren.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco