U arrestua për trafik droge, i sekuestrohen pronat. Detaje

U arrestua për trafik droge, i sekuestrohen pronat. Detaje

10:32, 11/12/2018
A+ Aa A-

Dy muaj pas arrestimit të tij, prokuroria e Elbasanit, ka sekuestruar pasurinë e Kastriot Kilës.

37-vjeçari u arrestua pasi ndaj tij kishte një urdhër arresti ndërkombëtar. Mbi të kishte akuza për disa vepra penale, duke filluar që nga pjesëmarrja në një organizatë kriminale, në trafik narkotikësh, mashtrim dhe kallëzim të rremë. Ndërkohë që sot mësohet se janë sekuestruar prona me vlerë deri në 70 milionë lekë të rinj. Sipas organit të akuzës, vlera e këtyre pasurive në treg është disa herë më e madhe.

Ja njoftimi i plotë i prokurorisë:

Me kerkese te prokurorise Elbasan, U ekzekutua Vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan Nr. 913 date 07.12.2018, per sekuestro preventive për pasuritë:

1. Një ndërtesë 5-katëshe, me  siperfaqe banimi 1502 m2, ne Elbasan

2. Njësi Shërbimi me sipërfaqe 400 m2, ne Elbasan

3. Një siperfaqe toke prej 5200 m², ne Elbasan.

4. Sekuestro 100% të kuotave të zotëruara nga shtetasja I.K në shoqërinë tregtare “KILA TRANS” sh.p.k.

Vlera e blerjes së këtyre pasurive nga shtetasi Elton Kila alias Kastriot Kila, të deklaruara në deklaratat noteriale të përpiluara tek noteri, kap  shumën prej 70. 819.000 leke ëe reja. 

Vlera aktuale e tregut e këtyre pasurive është shumë herë më e madhe.

Hetimet vazhdojnë për të verifikuar pasuri të luajtshme apo të paluajtshme si dhe llogari bankare të dyshuara me prejardhje kriminale.

Për këtë shtetas transaksionet financiare të dyshimta, kryer në bankat e nivelit të dytë, pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme si dhe biznese në emër të tij dhe lidhjeve të tij familjare, të cilat dyshoheshin se burojnë nga aktiviteti kriminal, kryer në Itali.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco