VIDEO/ ‘Babalja’: Më kanë kërcënuar, ja sa euro më kanë ofruar Balla dhe shefi i krimeve

VIDEO/ ‘Babalja’: Më kanë kërcënuar, ja sa euro më kanë ofruar Balla dhe shefi i krimeve

22:53, 10/12/2018
A+ Aa A-

Rikthehet “Babalja”.

Emisionin investigativ “Ajsberg”, ka trajtuar mbrëmjen e sotme në televizionin “Fax News”, temën “Rrumpallpolitika në Babalistan”, ku edhe ka paraqitur pjesë nga një intervistë me Albert Veliun, i njohur ndryshe si “Babalja”.

Gazetari Artur Çani, publikoi një bisedë telefonike me Albert Veliun, i cili i kërkon një takim, pasi sipas tij kishte gjëra të rëndësishme për të thënë.

“Vajtëm të gjithë si grup se për të parë se çfarë do të na thoshte ‘Babalja’, edhe pse pa asnjë shpresë, sepse ai ka thënë çfarë ka pasur për të thënë, madje ka thënë më shumë sesa di”, tha Çani.

Në një pjesë të kësaj interviste, Babalja, shprehet se e kanë kërcënuar në kamp, si dhe tregon se Taulant Balla i ka ofruar 105 mijë euro që të ndryshojë qëndrim.

“Më kanë ardhë persona në kamp, që më kanë thënë ta nis djalin, por unë nuk kam nevojë.

Më kanë ofruar ky Taulant Balla, me anë të shefit të krimeve të Laçit, me dy persona të tjerë 105 mijë euro që unë të ndërroja qëndrim. Kanë ardhur edhe disa persona me tatuazh që më kanë kërcënuar. Ndoshta janë të paguar. Pastaj ka dalë policia të kontrollojë por janë larguar, sepse policia është këtu afër kampit”, tha Babale.

Më tej ai u shpreh se nuk është i asnjë partie të pretenduar nga PS, pasi ai është i PDIU-së së Shpëtim Idrizit.

“Pastaj janë të tjera hipoteza, që janë të PD-së apo LSI-së, por unë jam me partinë Çame, me Shpëtim Idrizin”, tha më tej Albert Veliu.

I pyetur “përse nuk i çove tek partia jote, partia çame?”, Albert veliu u shpreh “Kam vajtur 2-3 herë por nuk e kam gjetur asnjëherë në zyrë. Unë nuk mund të flisja me një sekretar”.

Më tej ai u pyet nëse e kishte kaluar apo jo kufirin nga pika kufitare në mënyrë të rregullt apo jo, ku tha:

“Po shumë i sigurt. Bashkë me djalin në këmbë. Unë kam kaluar me pasaportë. Se çfarë kanë bërë e regjistruar se di”, tha Babale.

Më tej gazetari Artur Çani, u shpreh se nga ky udhëtim nuk kanë dalë pa asgjë, pavarësisht se “Babale” nuk tha asgjë të re, pasi u takuan me avokatin e këtij të fundit, i cili u ka thënë se nuk e ka ditur se kush është personi që po mbronte, pasi ai ishte telefonuar nga policia e cila i kishte thënë që ta merrte në mbrojtje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco