Pallat me para ‘të pista’ të krimit, lihet në burg biznesmeni shkodran

Pallat me para ‘të pista’ të krimit, lihet në burg biznesmeni shkodran

16:53, 05/12/2018
A+ Aa A-

Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e sigurisë "arrest me burg" për biznesmenin Bardhok Planaj, i arrestuar pak ditë më parë.

I akuzuari 44 vjeçar kishte ndërtuar një pallat 10-katësh në qytetin e Shkodrës me para të përfituara nga veprimtari kriminale. Masa e sigurisë atij i është dhënë në spital.

Pak ditë më parë, policia bënte me dije se në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, pas një hetimi disa mujor, bënë të mundur dokumentimin e aktivitetit kriminal të shtetasit Planaj, i cili prej disa vitesh kishte filluar ndërtimin për qëllime përfitimi të një objekti 10-katesh pa u pajisur me lejet përkatëse të lëshuara nga organet kompetente.

Gjatë hetimeve të kryera, shton më tej policia, "ka rezultuar se ky objekt është financuar nga të ardhura që dyshohet që kanë ardhur si rrjedhojë e aktivitetit kriminal që ka kryer ky shtetas më parë, e për këtë arsye është vendosur dhe masa e sigurimit pasuror me vendim gjykate “Sekuestro preventive”, në bazë të Urdhrit të Ekzekutimit Vendimit Penal nr. 1169 datë 29. 11. 2018, për objektin 10-katësh që ndodhet në qytetin e Shkodrës në pronësi të tij, objekt i cili kap vlerën 2 milion euro".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco