VIDEO/ Policia show në rrugët e Tiranës, arreston shoferin për korrupsion 1 mijë lekësh

VIDEO/ Policia show në rrugët e Tiranës, arreston shoferin për korrupsion 1 mijë lekësh

16:12, 05/12/2018
A+ Aa A-

Policia Rrugore e Tiranës vazhdon shown në rrugët e brendshme të Tiranës. Rasti më i fundit është “videoklipi” i “goditjes” së tentativës për korrupsion 10 mijë lekë (të reja) nga një shofer ndaj një polici.

Sipas burimeve të Policisë vendore, mësohet se, “Më datë 04. 12. 2018 në rrugën ‘Sadik Petrela’ është ndaluar automjeti me targë AA 190 TA, për shkelje të rregullave të qarkullimit. Gjatë kontrollit policor drejtuesi i mjetit me iniciale Sh. Sh., 56 vjeç, me qëllim shmangien e penalizimit për shkeljen e konstatuar i ka ofruar një shumë monetare agjentit verifikues dhe është arrestuar në kushtet e flagrancës për veprën penale të ‘Korrupsionit aktiv ndaj funksionarëve që ushtrojnë funksione publike’, parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco