Flet djali i shqiptarit që u vra në Greqi: Spekulohet me ngjarjen, ja si dhe pse u vra babai

Flet djali i shqiptarit që u vra në Greqi: Spekulohet me ngjarjen, ja si dhe pse u vra babai

21:34, 04/12/2018
A+ Aa A-

Xhulio Zifle, djali i 63-vjeçarit Petrit Zifle, i cili u vra para pak ditësh në Korfuz nga një anëtar i Agimit të Artë ka treguar se babai i tij nuk ka pasur asnjë debat më autorin, por ishte në punën e vet.

Në një lidhje direkte për emisionin ‘Dritare me Rudinën’ në News24 djali i viktimës, Xhulio Zifle rrëfeu se babai i tij ishte një njeri i respektuar në Greqi dhe nuk ka pasur debate me askënd.

Biseda

E përcollët babanë?

Po e përcollëm të shtunën.

E kthyet vetë trupin nga Greqia?

Po vetë.

Ti jeton në Berat dhe nuk jeton në Greqi. Ti e telefonove babanë?

Unë kam telefonuar me motrën dhe mamin se babai s’dilte.

Si e morët vesh për ngjarjen?

Ai nuk vonohej kurrë dhe çdo dreke kthehej në shtëpi. Telefoni i dilte i fikur dhe koha është e keqe. Pasi pamë që gjithçka nuk ishte mirë dolën e kërkuan. Shkuan në polici dhe e denoncuan. Filloi kërkimet dhe policia dhe në mëngjes mora lajmin se me njoftoi mbesa se gjyshin e kanë nxjerrë të vdekur.

Çfarë bëtë më pas?

E morën i bënë autopsinë dhe të premten kemi marrë trupin.

Kur e morët vesh për vrasjen dhe ku dyshuat?

Vrasësi tani ka dalë se ne kemi menduar se nuk kemi pasur probleme me asnjë. Babi jeton prej më shumë se 20 vitesh në Greqi.

Dini diçka tjetër nga policia se thonë se është vrarë nga Agimi i Artë?

Unë nuk e di. Shumë media thonë gjëra të pabaza. Ne jemi me dhimbje shumë të madhe, ndërsa mediat shkruajnë çfarë duan ato. Jo janë zënë në lokal etj... Ai ishte në punë të vet dhe të gjithë e donin. Nuk ka bërë sherre siç thuhet.

Ju jeni në dijeni që vrasësi ka avokat. Po familja juaj?

Po, po e ndjekim ngjarjen. Mua më ka rënduar shumë këto që lexoj. Babai im shikonte punën e vet dhe nuk kishte lidhje me asgjë. Unë dola që të mos spekulohet lajmet për babanë tim.

Të ka ofruar ndihme ambasada shqiptare në Greqi. Ke kontaktuar?

Jo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco